Site icon Telegrafi

Nuk mjaftojnë votat e LDK-së e PDK-së për zgjedhjen e kryesuesit, asamblistët e VV-së nuk votuan edhe pse qëndruan në sallë

Fehmi Kupina i LDK-së nuk ka arritur të zgjedhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë, në raundin e parë të votimit.

Në procesin e votimit morën pjesë vetmë 25 asamblistë nga 51 sa janë gjithsejtë, duke bërë kështu që Kupina të marrë vetëm 25 vota pro.

Lexo po ashtu Fehmi Kupina i LDK-së zgjidhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë

Këto vota të rundit të parë s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Në sallë qëndruan por s’votuan asamblistët e VV-së, ndërsa ata të AAK-së dhe AKR-së lëshuan sallën. /Telegrafi/

Exit mobile version