LSDM ende nuk ka menduar dhe nuk ka bërë analizë për atë nëse do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlam,entare në pranverë, nëse, pas zgjedhjeve lokale e fiton pushtetin lokal në shumicën e komunave në vend, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i cili sot në Shtip së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Shtipit nga LSDM, Bllagoj Boçvarski morrën pjesë në debat të hapur me qytetarë.
“Zgjedhjet lokale janë mjaft të rëndësishme, me të vërtetë komunat me kompetencat e veta prekin në jetën e përditshme, në qytetarët në shumë aspekte, nën komunat janë shkollat, kopshtet e fëmijëve, ndërmarrjet komunale dhe shumë kompetenca të tjera. Për ne është shumë me rëndësi ndryshimet të rrumbullakësohen këtu. Shtipi është i gatshëm për ndryshime, për arsye se me të vërtetë ajo që ndodhi këtu në periudhën e kaluar nuk është diçka që mund të themi se mund të ishte e kënaqshme”, thotë Zaev.
Ai theksoi se pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale do t’i sjellin vendimet, por siç tha, Maqedonia duhet të hapërojë përpara, të merret me problemet, të cilat ekzistojnë në vend, për shkak të perspektivës së gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme./Telegrafi/