Telegrafi

Nuk mbante maskë, polici spanjoll ia mban gjurin në qafë 14-vjeçarit derisa po tentonte ta prangoste

Një polic spanjoll është filmuar duke ia mbajtur gjurin në qafë një 14-vjeçari, të cilin po tentonte ta arrestonte pasi e kishte kapur duke shëtitur në qytet me maskën që nuk e kishte vendosur mirë, për ta mbuluar gojën dhe hundën.

Kalimtarët e rastit dëgjohen duke i bërtitur “mos e shtyp aq shumë”, derisa ky veprim i tij ngjante shumë me rastin e afro-amerikanit George Floyd i cili ndërroi jetë derisa po arrestonin në SHBA, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Miranda de Ebro në rajonin bask të Spanjës. Incidenti u filmua disa ditë pasi gjashtë policë në Madrid u filmuan duke përdorur forcën për ta futur një grua në veturë, të cilën e godisnin pse nuk kishte mbajtur maskë.

Videoja ka shkaktuar reagime të ashpra të qytetarëve të cilët ishin dëshmitarë, dhe që frikësoheshin se fati i të riut mund të jetë i ngjashëm me atë të Floydit. /Telegrafi/