Telegrafi

“Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë”, Iliri Shaqiri nuk kursehet për Albi Nakon

Ilir Shaqiri, një nga koreografët më njohur shqiptarë, ishte i ftuar në emisionin “Cherry on Top” të udhëhequr nga Bora Zemani.

Pas një mungese të shkurtë nga ekrani, Shaqiri u rikthye në studio duke diskutuar shumë gjëra, ndër to, edhe marrëdhënia e tij me ish-balerinin dhe kolegun e tij, Albi Nako.

Gjatë bisedës, Shaqiri zbuloi detaje rreth bashkëpunimit të tyre të kaluar në Itali, duke theksuar njohjen e gjatë që ka me Nakon.

Foto: Top Channel/YouTube

“Unë me Albin kam punuar në Itali, në një trup baleti ka qenë balerinë, unë si koreograf. E njoh shumë mirë dhe më njeh”, u shpreh Iliri.

Më tutje ai u shpreh: “Atë që i kam thënë, mes dy profesionistëve duhet të ketë respekt. Karrigia ku ulej dhe rëndësia që iu dha e detyronte të ishte pak më thumbues, pak më intrigant.

Unë me Albin nuk kam asnjë lloj problemi. Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte Albi, por nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë.” /Telegrafi/