Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë edhe pas një orë pritjeje nga koha kur është caktuar të mbahet.
Ai tha se mbledhja e kryesisë ishte caktuar në ora 11:00 po nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.
“Nuk ka funksionim normal… Fatkeqësi për vendin sepse po presin plot çështje shumë të rëndësishme…”, tha Hoti.
Ndryshe, pikë e rendit të ditës ishte edhe kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës speciale. /Telegrafi/