Site icon Telegrafi

Nuk luan Mavraj, por me shpirt e zemër me futbollistët kuqezinj

Mërgim Mavraj nuk është grumbulluar me kombëtaren shqiptare.

Mbrojtësi shqiptar nuk do të luajë kundër Italisë dhe Bosnje-Hercegovinës si pasojë e një lëndimi të marrë në kampionatin gjerman me Hamburgun.

Por, futbollisti ka thënë se me shpirt e zemër do të jetë me lojtarët kuqezinj, transmeton Telegrafi.

“E pamundur për të qenë i gatshëm këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e Kombëtares! Shpresoj që dëmtimet mos të më pengojnë më në të ardhmen”, ka shkruar Mavraj në Facebook.

Ndryshe, kombëtarja shqiptare do të ballafaqohet të premten me kombëtaren italiane në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version