Telegrafi

Nuk lëshon Atletico (Video)

Atletico Madridi është mjaftuar me një gol në triumfin kundër Athletic Bilbaos.

Los Rojiblancos shënuan vetëm një herë në gjysmën e parë për të arkëtuar pikë të plota.

Griezmann dhuroi një harkim fantastik në zonë, të cilin e priti Fernando Torres për të shënuar me kokë (38′).

Kjo fitore e mban Atletico Madridin me pikë të barabarta me Barcelonën në krye të tabelës (nga 79).

Real Madridi është duke e zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Villarrealit. /Telegrafi/