Site icon Telegrafi

Nuk lejonte t’ia marrin çantën, plaçkitësit e tërhoqën zvarrë me motoçikletë (Video)

Policia në Londër është vënë në kërkim të dy plaçkitësve, që e kanë tërhequr zvarrë me motoçikletë, një grua të cilës donin t’ia vidhnin çantën.

Viktima që është mbajtur fort dhe nuk lejoi ta grabisnin, ka marrë lëndime të konsiderueshme në këmbë sepse iu gërvishtën nëpër asfalt, transmeton Telegrafi.

“Ata u larguan duarthatë, meqenëse ajo nuk lejoi ta vidhnin, por kjo i shkaktoi dëmtime të mëdha”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Përmes pamjeve që kanë kapur kamerat e sigurisë, po kërkohet informacion nga të gjithë, në identifikimin dhe ndalimin e keqbërësve. /Telegrafi/

https://youtu.be/OZAftSfHNHA

Exit mobile version