Site icon Telegrafi

‘Nuk lejoj të më shkarkojë personi që është kancelar falë meje’

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Zehofer, tha sot se nuk do të lejojë ta shkarkojë personi i cili është në postin e kancelarit të vendit duke iu falënderuar atij.

Ai kritikoi kancelaren Angela Merkel përpara një takimi që duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen e tyre lidhur me politikën e emigrantëve.

Zehofer shkoi në Berlin pasi dha dorëheqjen mbrëmë në takimin e partisë së tij CSU, pjesë e koalicionit qeveritar me CDU e Angela Merkel.

Merkel dhe Zehofer janë në konflikt për shkak të planit për të mbyllur pjesërisht kufijtë gjermanë për emigrantët, gjë të cilën kancelarja gjermane e refuzon duke insistuar për një zgjidhje të përbashkët në nivel të Bashkimit Evropian.

Zehofer u tha mediave gjermane se ndodhet në situatë “të paimagjinueshme”.

“Nuk lejoj të më shkarkoj personi që është kancelar falë meje,” tha ai, duke aluduar në Merkel. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version