Site icon Telegrafi

Nuk i lejohej për shkak të konservatorit – Britney Spears publikoi video duke pirë koktej në një bar pas një periudhe të gjatë

Britney Spears, 40-vjeçare, zbuloi të enjten se hyri në një lokal për herë të parë.

Teksa ishte ulur në barin e një restoranti dhe po shijonte një koktej me asistenten e saj, këngëtarja e tregoi këtë moment historik me një postim në rrjete sociale.

“Kjo është hera ime e parë në një bar. Hera e parë”, tha Spears.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ne jemi duke pirë pak”, shtoi asistentja e saj, Victoria Asher, në momentin që biondja ktheu kamerën drejt saj.

Këngëtarja e “Gimme More” vazhdoi më tej: “Shumë e lumtur që m’i hoqën të drejtat për 13 vjet për të pirë një koktej. U jam shumë mirënjohës të gjithëve”.

Lexo po ashtu Britney Spears planifikon rikthimin e saj të madh në muzikë pas konservatorit duke bashkuar forcat me Elton John

Gjatë gjithë viteve, ekipi dhe familja e Spears kanë qenë të vendosur për ta mbajtur nënën e dy fëmijëve larg alkoolit.

Në vitin 2018, Page Six raportoi se ekipi i saj kishte ndaluar që të servirej alkool në prapaskenë, ndërsa ajo ishte në turne.

Foto: Screenshot/Instagram

Për më tepër, një klauzolë në kujdestarinë e saj – e cila ishte në fuqi për më shumë se 13 vjet – thoshte se ajo nuk mund të pinte.

Në fakt, një muaj më parë, Spears pretendoi në një postim tashmë të fshirë në Instagram se babai i saj, Jamie Spears dhe vëllai i saj, Bryan Spears, e kishin detyruar të bënte teste të shumta rreth drogës.

Ajo gjithashtu pretendoi se nuk i lejohej të pinte alkool gjatë qëndrimit të saj katërvjeçar në Las Vegas nga 2013 deri në 2017.

Foto: Screenshot/Instagram

Britney nga ana tjetër i dha fund konservatorit në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version