Telegrafi

Nuk largohet as në verën e ardhshme, Chelsea e blindon edhe për një vit Silvan

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea është tejet e kënaqur me kontributin e Thiago Silvas në skuadër, andaj ka vendosur që të shpërblejë atë me një kontratë të re.

Mbrojtësi brazilian kaloi në radhët e The Blues dy vite më parë si lojtar i lirë, mirëpo ka arritur të bëhet pjesë kyçe e skuadrës.

Edhe pse është 38-vjeçar, mbrojta e Chelseat pa të ka dëshmuar se është e plogësht, andaj klubi ka vendosur t’i ofrojë edhe një vit kontratë.

Skuadra londineze është duke punuar në rinovimin e kontratës dhe ajo është vetëm çështje kohësh kur do të nënshkruhet.

Kontrata aktuale e Silvas skadon në verën e vitit të ardhshëm, andaj Chelsea do t’i ofrojë edhe një vit shtesë.

Braziliani është i gatshëm që të vendosë lapsin në letër, andaj në ditët e ardhshme pritet edhe njoftimi zyrtar. /Telegrafi/