Telegrafi

“Nuk largohet, e do Interin” – të afërmit e Brozovic hedhin poshtë kalimin e lojtarit te Barcelona

Të afërmit e Marcelo Brozovic sigurojnë se nuk ka ‘asnjë të vërtetë’ në raportimet për një lëvizje të mundshme te Barcelona.  

Ka pasur lajme të përsëritura gjatë ditëve të fundit në Spanjë dhe Itali se klubet po diskutojnë një marrëveshje shkëmbimi me Franck Kessie, ndërsa Memphis Depay u përmend gjithashtu si një kandidat për të bërë ndryshimin.

Megjithatë, Interi ka qenë i shpejtë për të mohuar pretendimet dhe tani familja e Brozovic gjithashtu ka folur duke e përjashtuar një transferim në Camp Nou.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në të. Ai po qëndron te Interi sepse i do Nerazzurrët”, ka thënë përfaqësuesit e firmës së tij familjare Epic Team për FCInterNeës.it.

Reprezentuesi kroat është aktualisht në Riad me skuadrën e tij duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme në Superkupën e Italisë ndaj Milanit, megjithëse ai ende ka një dëmtim dhe ka shumë pak gjasa të luajë.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Interi projektojnë shkëmbimin e vitit, Kessie dhe Brozovic në tryezë të bisedimeve

Brozovic ndihmoi Kroacinë të arrinte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar, duke mundur Marokun për të marrë medaljen e bronztë./Telegrafi/