Site icon Telegrafi

Nuk kthehem pa u takuar me Kallashin (Foto)

Se tanimë Kallashi është bërë aq e njohur,sa edhe qytetarët, bashkatdhetarët tanë që vijnë nga diaspora nuk dëshirojnë të kthehen pa e parë dhe pa u takuar me te, tregon edhe kjo foto, me 14 vjeçarin nga Prizreni Albin Limani.

Kallashi ja ka dërguar disa foto revistës Kosovarja të këtij djaloshi, për të cilin ajo tha se meriton të shkruhet më gjatë për te, meqë është boksier me perspektivë të madhe.

Boksieri i vogël qysh tani ka bërë famë, ndoshta më shumë jashtë se sa në Kosovë. Albini i vogël ka deri tash gjashtë meçe dhe të gjitha i ka të fituara.

Kallashi i ka treguar revistës se mediat zvicerane, tek i ka zhvilluar meçet kanë shkruar për Albinin e vogël,por që nesër padyshim do bëhet emër i madh sipas parashikimeve edhe të trajnerëve të saj.

“Ai pati shumë dëshirë për tu fotografuar me mua, por edhe unë pata nderin me boksierin e vogël ,që sukseset e tij të deritashme premtojnë se do ta ketë një të ardhme të ndritur”, ka thënë ajo. /Kosovarja/Telegrafi/

Exit mobile version