Telegrafi

“Nuk kishte atmosferë, lojtarët nuk ishin të lumtur”, Mingueza zbulon se lojtarëve të Barcelonës iu humbi besimi te Koemani

Oscar Mingueza ka pranuar se skuadra e Barcelonës ka “ndaluar së besuari” te Ronald Koeman në fund të mbretërimit të holandezit në Camp Nou.

Mandati 14-mujor i Koeman mori fund pas humbjes 1-0 ndaj Rayo Vallecano muajin e kaluar, me atë rezultat që i dha ‘flakaresh’ shanseve të Barçës në garën për titullin e La Ligës.

Holandezi nuk arriti ta mbajë lartë ekipin pas largimeve të yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, dhe Mingueza ka thënë se ai gjithashtu humbi besimin në dhomën e tij të zhveshjes.

Lexo po ashtu Nga rezultatet deri tek sistemi dhe raporti me Laportan, këto janë arsyet e Barcelonës për shkarkimin e Koemanit

Mbrojtësi spanjoll, i cili thuhet se u zhgënjye me Koeman pasi ai u zëvendësua në mënyrë të ashpër në përballjen me Getafen sezonin e kaluar, ka pranuar se një ndryshim ishte i nevojshëm për të adresuar rrëshqitjen e fundit të Barçës.

“Dhoma e zhveshjes kishte nevojë për një ndryshim”, ka thënë fillimisht Mingueza për Esport3.

“Nuk kishte atmosferë. Lojtarët nuk ishin të lumtur. Dhe kur nuk jeni mirë dhe gjërat nuk shkojnë si duhet, ju duhet një ndryshim”.

“Ekipi pushoi së besuari në metodat e Koemanit dhe secili u përpoq t’i rregullonte gjërat vetë. Ne nuk ishim të mirë, as individualisht dhe as kolektivisht”.

“Kur dinamika nuk është e mirë, të gjithë bëjnë atë që munden, por neve na mungonte vetëbesimi”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi