Telegrafi

Nuk këndellet Shqipëria e Panuccit, pëson humbje edhe nga Ukraina

Foto: ФФУ/FFU/Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur me rezultat 1-4 në miqësoren nga Përfaqësueses së Ukrainës të mbajtur në stadiumin Camille Fournier të Francës.

Ishte një tjetër paraqitje jo e mirë nga kombëtarja shqiptare, e cila nuk po arrin të gjejë formën e saj më të mirë.

Goli i parë në takim u shënua nga Yevhen Konoplyanka në minutën e 31-të.

Humbjen e Shqipërisë e vulosi Andriy Yarmolenko me dy golat e tij në minutat 36-të dhe tjetrin në kohën shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Christian Panucci bëri disa zëvendësime me shpresën që do të befasojë Ukrainën, por nuk ia doli.

Fundit i ndeshjes ishte më interesant, për Shqipërinë shënoi Emanuele Ndoj (89′), ndërsa për Ukrainën edhe një herë Konoplyanka (90′)

E vetmja gjë pozitive në këtë takim ishte përkrahja e tifozëve shqiptarë.

Ata ishin në një numër të madh dhe përkrahën në mënyrë të zjarrtë Kombëtaren e Shqipërisë pavarësisht rezultatit.

Nuk duhet harruar se kuqezinjtë në këtë takim ishim me disa mungesa. /Telegrafi/