Pas ardhjes së Gennaro Gattusos kemi parë një Milan ndryshe, një skuadër që nuk dinte për humbje.
Por, që nga humbja kundër Juventusit gjërat kanë ndryshuar. Pas kësaj ata barazuan me Interin pa gola dhe tani barazojnë edhe me Sassuolo me rezultat 1-1.
Pra, skuadra kuqezi nuk ka fituar në tri xhirot e fundit në Serie A.
Shansi më i mirë në pjesën e parë e kishte Franck Kessie në minutën e tretë.
Në pjesën e dytë fillimisht rrezikoi Ignazio Abate në minutën e 49-të, por për të parë golin e parë u dashtë të presim deri në minutën e 75-të.
Matteo Politano kaloi mysafirët në epërsi, por barazimi nga vendasit erdhi pas 11-të minutash ku shënoi Nikola Kalinic (86’).
Pas këtij barazimi Milani vazhdon në vendin e gjashtë me 52 pikë, ashtu si Bologna në pozitën e 14 me 30 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Gattusos është kundër Napolit, ndërsa Sassuolo luan ndaj Beneventos. /Telegrafi/
https://twitter.com/TeamMilanAC/status/983080741046284289