Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë debate e përplasje me njëri-tjetrin.
Së fundmi në një debat është përfshirë Blerando me konkurrentin tjetër, Meti Alshiqin.
Përplasja e dyshes duket se filloi nga një lojë që po zhvillonin brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
“Ti nuk ke fytyrë, nuk ke karakter”, iu drejtua Blerando gazetarit e moderatorit shqiptar.
Meti nga ana tjetër ia ktheu: “Ti je i vogël me më fol për karakter o shpirti im”.
Më pas vijoi diskutimi i tyre, ndonëse Blerandon e kanë ngacmuar më shumë shkaku që është në nominim.
Blerando në javën e kaluar vlen të ceket se u shpall banori më pak i preferuar nga publiku. /Telegrafi/