Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, njihet si një nga artistet më të suksesshme të rangut ndërkombëtar.
Ajo ka dy albume shumë të suksesshme të nxjerra në treg, gjersa numëron miliarda dëgjime nëpër platformat e ndryshme muzikore nëpër botë.
“Meant to be” mbetet një nga këngët e saj më të suksesshme, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.
Ishte pikërisht kjo këngë e cila i dha asaj nominimin në ngjarjen më të madhe të muzikës në botë, “Grammy Awards” në vitin 2019.
Tri vite e gjysmë pas publikimit, kjo këngë ka tejkaluar tashmë shifrën prej një miliard klikimesh në kanalin YouTube.
E për të festuar këtë sukses, Rexha publikoi në InstaStory një video nga klipi i këngës, si për të festuar suksesin e këtij bashkëpunimi.
“Meant to be” ka tejkaluar prej kohësh edhe shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify, teksa është një ndër 45 këngët në ShBA e certifikuar me pllakatën “diamond”, për këtë mega sukses.
Vet Bebe Rexha ishte shprehur se kurrë nuk mendonte se do të arrinte një sukses të tillë, pasi si një shqiptare – vajzë e re e lindur e rritur në mes të New Yorkut gjatë gjithë jetës ishte rritur nën frymën e zhanreve moderne, dhe nuk priste të dominonte në atë që njihet si zhanri më popullor në Amerikë – muzika country.
“Meant to be” ka qenë e nominuar për çmimin “Performanca më e mirë duo-grup e zhanrit country” në “Grammy Awards 2019”, por për çudi çmimi kishte shkuar te një këngë tjetër e cila në shifra është shumë në pak e suksesshme se ajo e artistes shqiptare. /Telegrafi/