Se Gjesti ka fansa të shumtë jashtë Big Brother VIP Albania kjo tashmë është dëshmuar.
Artisti pejan ka fituar zemrat e publikut anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
E kësaj radhe duket se erdhën tre dronë, ku përfshihen edhe Rozana Radi e Egli Tako.
Ata kanë qenë shumë të lumtur për këtë dhe janë parë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Edhe pse nuk janë bërë akoma një muaj që nga hyrja e tij në shtëpi, ai u befasua me disa dronë.
Atij i kanë dërguar të tillë me shkrime të ndryshme, të cilët e kanë lumturuar pa masë.
Gjesti në spektaklin e kaluar u shpall i preferuari i publikut bashkë me Gertën dhe G Banin. /Telegrafi/