Kënga “New Rules” e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë pa diskutim një ndër më të suksesshmet në karrierën e saj.
Fillimisht, në pak ditë “New Rules” tejkaloi parashikimet, duke shënuar shifra të larta klikimesh në YouTube, dhe deri më tani ka arritur të kalojë shifrën e 135 milionë klikimeve, transmeton Telegrafi.
Për javë të tëra, qëndroi e para në top listat në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa më pas arriti të kryesojë edhe në listën e “Spotify” në Amerikë.
Sot (e shtunë), këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka treguar se është zgjuar me një tjetër sukses.
Kësaj radhe bëhet fjalë për qëndrimin dyjavor rresht në pozitën e parë në top listën e BBC Radio, të cilët kanë publikuar një status në rrjetet sociale, me shkrimin: “Që do të thotë se Dua Lipa mban zyrtarisht vendin e parë me ‘New Rules’ për dy javë rresht”.
Ndërkohë që Dua e entuziazmuar nga ky lajm, ka shkruar në fotografinë e saj: “Mirëmëngjesi, “New Rules” është e para për dy javë rresht. Ju falënderoj për mbështetjen dhe ju dua”.
Kujtojmë që ditë më parë, Dua arriti edhe rekordin e këngëtares Adele, si artistja femër e cila ngjitet në pozitën e parë në “Official UK charts” me këngë solo. /Telegrafi/