Edona James është kthyer në një prej personazheve më të dashura dhe më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 2.
Transgjinorja shpesh herë bëhet virale në rrjetet sociale me deklarata që bën rreth temave të ndryshme.
Konkurrentja e BBVK së fundmi ka folur për eksperiencat e saj në pushimet që bën në vende të ndryshme të botës.
Ajo ka zgjedhur fjalët më të mira për njerëzit në Tahiti, ku Edona thotë se ata janë mirëpritës dhe janë shumë të dashur.
“Kam qenë në Bora-Bora e Tahiri. Në Tahiti njerëzit s’kanë para, por janë tepër të mirë, qeshin gjithë ditën dhe nuk të shikojnë keq si në Gjermani”, ka thënë Edona pos tjerash.
Ndryshe, kujtojmë që një situatë e papritur ndodh dje gjatë ditës në shtëpinë e famshme të BBVK.
Pas një debati të fortë me Blerandon, Meti Alshiqi u përjashtua automatikisht nga gara për çmimin e madh. /Telegrafi/