Real Madridi nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos pas dy ndeshjeve të para kanë vetëm një pikë.
Në xhiron e tretë Reali luan në udhëtim te Galatasaray në një ndeshje vendimtare.
Por trajneri Zinedine Zidane ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor.
Marca shkruan se stafi mjekësor i ka kumtuar lajmin teknikut francez se dyshja Gareth Bale e Luka Modric nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.
Dy yjet e Realit u lënfuan me Kombëtaret e tyre, Uellsin respektivisht Kroacinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Bale dhe Modric munguan edhe në ndeshjen ndaj Mallorcas, që Los Blancos e humbën me rezultat minimal 1-0.
Megjithatë Zidane do të ketë në dispozicion treshen Eden Hazard, Toni Kroos dhe Dani Carvajal që munguan në fundjavë. /Telegrafi/