Është komentuar në spektakël një pjesë e Shqipe Hysenajt me banoren Edona James.
Ato kanë pasur vazhdimisht ngacmime gjatë javës që lamë pas, ndërsa disa situata qenë edhe të pashpjegueshme.
Klipi i tyre u diskutua mes dy banorëve, ku transgjinorja tha se nuk e ka prekur me dorë në asnjë moment.
Biondja madje shkaktoi të qeshura edhe te publiku duke thënë që nuk ka faj që i ka gjoksat e mëdhenj.
“Nuk kam faj që i kam gjoksat shumë të mëdhenj, më fal. Unë me dorë nuk e kam prekur, gjokset i kam të mëdhenj”, u shpreh James.
Edona tutje shtoi: “Ndoshta kur kam dalë përpara e kam prekur me gjoks. Tani fol me gjokset e mi, thuaj bëji më të vogla”.
Për këtë situatë, Edona mori reagime të shumta edhe nga jashtë, duke e duartrokitur dhe brohoritur. /Telegrafi/