Site icon Telegrafi

“Nuk kam dëgjuar kurrë një bërtitmë të tillë” – momenti kur Courtois këputi ligamentet

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuara të gjurit të majtë më 10 gusht të vitit të kaluar dhe si rezultat, ai ishte jashtë për pothuajse të gjithë sezonin.

Ai u rikthye në mars kur dëmtoi meniskun, gjë që e vonoi rikthimin në fusha të blerta deri më 4 maj, ndeshjen kundër Cadiz.

Courtois njoftoi dhjetë muaj të vështirë në një dokumentar të quajtur “The Return of Number One” prodhuar nga Wakai Media, i cili do të jetë i disponueshëm në shtator në Amazon.

Në premierën e publikuar nga produksioni, krahas deklaratave të disa prej lojtarëve të Los Blancos, shfaqet edhe momenti kur belgu mbeti i lënduar.

Në video shihet saktësisht momenti i dëmtimit të Thibaut Courtois gjatë një prej seancave stërvitore në Valdebebas.

“Nuk kam dëgjuar kurrë një bërtitmë të tillë në stërvitje”, ka thënë David Alaba, i cili ishte pranë portierit belg në momentin e dëmtimit të rëndë.

Courtois shkoi për të kapur një top, pas së cilës ligamenti u këput. Reagimi i tij paralajmëroi më të keqen që ndodhi përfundimisht, ndaj Courtois mungoi në fushat e blerta për gati një vit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version