Që nga lansimi i linjës së saj të re të kujdesit për lëkurën, ‘JLo Beauty’, Jennifer Lopez, ka zbuluar nëse ka bërë ndonjëherë ‘botoks’ apo ndonjë ndërhyrje tjetër estetike.
Tani, J.Lo e ka adresuar këtë çështje edhe një herë, meqë dikush komentoi në një nga fotot e saj në Instagram duke thënë se ka bërë ‘botoks’.
“Kjo është vetëm fytyra ime. Për të 500-tën herë. Unë kurrë nuk kam bërë botoks apo ndonjë operacion tjetër plastik”.
.@JLo claps back at hater accusing her of having Botox:
"For the 500 millionth time, I have never done Botox or any injectables or surgery … And here is another JLO Beauty secret: don't spend your time trying to bring others down, that will keep you youthful & beautiful too!!" pic.twitter.com/iesyelJgKG
— Pop Crave (@PopCrave) January 17, 2021
J.Lo gjithashtu kishte disa sugjerime teksa shkroi, “Merrni disa produkte nga JLo Beauty dhe ndjehuni bukur me lëkurën tuaj. Dhe këtu është një tjetër sekret i JLo Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, i sjellshëm dhe ndihmës i të tjerëve, mos e harxhoni kohën duke u përpjekur për të ulur të tjerët. Me dashuri”.
Për të promovuar produktet e reja të ‘JLo Beauty’, Lopez së fundmi kishte ndarë me fansat disa fotografi ndërsa shfaqte lëkurën natyrale të pastër dhe me plot shkëlqim.
Sipas DailyMail, ylli i “Hustlers” në një konferencë për shtyp theksoi se “Kurrë nuk ka bërë botoks apo ndonjë operacion deri më sot. Unë nuk jam ai person. Unë nuk kam ndonjë gjë kundër njerëzve që e bëjnë atë; thjesht nuk është gjëja ime. Unë jam më shumë për një qasje natyrale për kujdesin e lëkurës, por dua që produktet e mia të funksionojnë”.
Ajo vazhdoi, “E dua acidin hialuronik. I dua gjërat që do të ndihmojnë, sepse nuk dua të shkoj te gjilpërat. Unë nuk jam duke thënë nëse një ditë nuk do të, por ende nuk e kam bërë”. /Telegrafi/
This moment is a dream come true for me. I am so excited to finally share my #JLOBEAUTY products with all of you. Each one plays a key role in how I keep my skin feeling and looking youthful. Head over to @JLOBEAUTY for the full lineup! 🎉 pic.twitter.com/jeHko5SoSD
— jlo (@JLo) December 3, 2020