Telegrafi

Nuk kaluan shumë minuta dhe Navas i tregon të gjithëve pse meriton titullarin te Zidane

Foto: El Chiringuito TV/Twitter

Rikthimi i Zinedine Zidanes në krye të skuadrës së Real Madridit ishte befasi, por i tillë është edhe formacioni i parë i francezit.

Los Blancos luajnë në Santiago Bernabeu ndaj Celta Vigos në kuadër të La Ligas dhe ‘Zizu’ ka rikthyer në portë disa nga të preferuarit e tij.

Në portë ka kthyer Keylor Navasin në vend të Thibaut Courtois, por yllit të Kosta Rikas iu nevojitën vetëm 15 minuta për t’i treguar trajnerit francez dhe të gjithë tifozëve se meriton të jetë në formacionin titullar.

Lexo po ashtu Momenti kur emri i Zidanes thërritet në Santiago Bernabeu, tifozët shpërthejnë me duartrokitje - Imazhet e para të rikthimit

32-vjeçari tregoi reflekse fantastike teksa një nga lojtarët kundërshtar gjuajti bukur me kokë nga afër.

Zidane nga minua e parë ka futur edhe Marcelon, përkundër se braziliani në këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar për formën e dobët.

Në mesfushë është kthyer edhe Isco, ndërsa në sulm Marco Asensio. /Telegrafi/