Telegrafi

Nuk kalon propozimi i opozitës, mbetet në rend dite zgjedhja e komisionerit për Informim dhe Privatësi

Kuvendi i Kosovës /Foto: Ridvan Slivova

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, opozita ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës votimi i komisionerit për Informim dhe Privatësi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ishte ai i cili propozoi që të anulohet kjo pikë e rendit të ditës, propozim ky që u përkrah nga partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.

Se pajtohen me këtë propozim të PDK-së, u deklaruan në emër të Grupeve Parlementare edhe Arben Gashi i LDK-së dhe Bekë Berisha i AAK-së.

Ndërkaq me 19 vota për e 53 vota kundër, nuk kaloi propozimi i Reçicës.

“Me 19 vota për dhe 53 vota kundër nuk kalon propozimi i deputetit, Reçica”, bëri të ditur i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca pasi deputetët votuan këtyë propozim. /Telegrafi/