int(1) Nuk kalon propozim-rezoluta e LVV-së për menaxhimin e pandemisë COVID-19, PDK tërheqë rekomandimet - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Nuk kalon propozim-rezoluta e LVV-së për menaxhimin e pandemisë COVID-19, PDK tërheqë rekomandimet

Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka kaluar propozim-rezoluta lidhur me menaxhimin  e Pandemisë COVID-19 e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka tërhequr rekomandimet lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Me 27 vota për, 42 kundër dhe tre abstenime nuk ka kaluar propozim-rezoluta lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, e propozuar nga LVV-ja.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se PDK-ja tërheq propozimin e saj lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Haxhiu kërkoi që Qeveria e Republikës së Kosovës të sjell në Kuvend, ligjin e pagave.

“Pasi Kuvendi ka miratuar ligjin anti COVID-19, shumica e rekomandimeve të propozuara nga PDK-ja janë në këtë ligj. Ne e tërheqim këtë propozim dhe nuk nevojë fare që të hyj në votim, por duam që Qeveria sa më shpejt të sjell në Kuvend ligjin e pagave”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version