Telegrafi

Nuk kaloi shumë kohë: TikTok ndaloi “sfidën” e re

TikTok ndaloi “sfidën” e re, në të cilën njerëzit ngjiten në arka, më saktësisht kuti nga plastika.

Ky trend zgjati për një javë e gjysmë, dhe meqenëse ishte shumë i rrezikshëm, TikTok vendosi ta ndalojë atë.

Gjatë kësaj sfide shumë persona u lënduan, kështu që kompania i ka dhënë fund këtij trendi.

Njerëzit ngjiten në kuti të grumbulluara dhe kryesisht përfundon duke rënë dhe duke u “thyer”, kështu që është e qartë se TikTok donte ta parandalonte që të mos ndikonte tek fëmijët, në mënyrë që ata të mos e bënin atë dhe të lëndoheshin. /Telegrafi/