Site icon Telegrafi

Nuk ka ujë as në Tiranë për Fjollën, këngëtarja lan duart sërish me shampanjë (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina ka qëndruar këto ditë në Tiranë.

Ajo ka promovuar koleksionin e saj më të ri për Shën Valentin, së bashku me mikun e saj, stilistin Mr. Rex.

Pas kësaj, ata kanë vendosur të festojnë në një nga clubet e Tiranës, në një atmosferë të zjarrtë mes miqsh.

Javë më parë, Morina ishte bërë temë e mediave për shkak se në një diskotekë në Kosovë, kishte larë duart me shampanjë.

Lexo po ashtu Nga luksi i tepërt, Fjolla Morina lan duart me shampanjë në diskotekë (Video)

E të njëjtin veprim, ajo e ka përsëritur edhe në Tiranë.

Në fotografitë që ajo ka hedhur në InstaStory ka shkruar se “në Tiranë nuk ka ujë për të”, përderisa ka vendosur që sërish të lagë duart e saj me shampanjë në diskotekë. /Telegrafi/

Exit mobile version