Në pjesën perëndimore të Maqedonisë qarkullojnë vetëm dy trena. Njëri lëviz nga Shkupi drejt Kërçovës në orët e pasdites, ndërsa tjetri në relacionin Kërçovë-Shkup në orët e paraditës. Qytetarët thonë se kjo pjesë e Maqedonisë që është me popullsi të dendur, ka nevojë për qarkullimin e më shumë trenave, për shkak se ky transport është më i lirë, më i këndshëm dhe ndot më pak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Stacioni Hekurudhor në Tetovë, për Telma thonë se ka interesim nga udhëtarët për këtë trasport në pjesën perëndimore të vendit, por për shkak të mungesës së trenave dhe relacioneve të ndryshme qytetarët ngurojnë të përdorin trenat.
Sipas informacioneve të Stacionit Hekurudhor në Tetovë, në pjesën perëndimore ka më pak trena të rregullt, në krahasim me rajonet tjera të vendit. Para dy viteve u larguar linja e fundit hekurudhore Kërçovë-Shkup në orët e pasditës, për të cilën kishte shumë interesim nga qytetarët.
Sa për krahasim, para 20 viteve në hekurudhat e këtij rajoni kanë lëvizur mbi 20 trena gjatë ditës./Telegrafi/