Site icon Telegrafi

“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

Sulmuesi Arbër Zeneli ka reaguar më në fund për të sqaruar situatën e mjegulluar te Kombëtarja e Kosovës.  

Zeneli ka disa ndeshje që nuk po ftohet në listën e parë të Kosovës, por vetëm në atë rezervë, duke ngritur shumë debate.

Situatën e tij e ka sqaruar disa herë babai i tij, Avniu, i cili ka thënë se sulmuesi pati hatërmbetje për marrjen e fanellës me numër 10.

Megjithatë, tani vet Arbëri ka reaguar me anë të profilit të tij në Instagram duke thënë se kjo nuk është arsyeja, por e vërteta qëndron diku tjetër.

Postimi pa ndërhyrje i Arbër Zenelit

Për dardanët!

Po flitet shumë qitash në media për situaten tem me kombëtaren. Skom pas deshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qit posht kombëtaren. Unë për Kosovë kom lujt me zemer.

Shumë situata jan tu u ekzagjeru. Përshembull numri 10, nuk ka kurgjo te bejë me numrin si numer 10, po ka te bejë me situaten qe ndodhi me ndeshjen kundër Romanisë.

Unë jam shum i lumtur qe kom lujt per Kosovën dhe i kom do kujtime qe nuk ko mi harru kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbeshtetjen prej juve fansave!

Kombëtares i deshiroj gjithmonë shumë sukses në ndeshjet qe vin.

PS. zgedhni do eksperta ma te mir se veq po shtyhen kush po e ka zanin ma te nalt

/Telegrafi/

Exit mobile version