Lily-Rose Depp tashmë është një emër në botën e modelimit, pasi ka një kontratë me Chanel dhe ka qenë në ballinën e revistës Vogue.
Vajza e aktorit Johnny Depp dhe këngëtares Vanessa Paradis në muajin maj i ka mbushur 18 vjet, dhe tashmë është e gatshme që t’i shtyjë limitet.
Pikërisht këtë e ka bërë pozimet e reja për revistën CR duke dashur të duket, siç ka thënë, “pakëz më seksi”.
Bukuroshja e lindur në Paris, e cila flet edhe frëngjisht dhe anglisht, ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme për fotografitë e publikuara në revistën në fjalë.
“Këtë herë kam treguar pakëz më shumë lëkurë dhe jam shfaqur më seksi. Sapo i kisha mbushur 18 vjet, prandaj isha e gatshme që ta rris ofertën”, ka thënë Lily-Rose në lidhje me këtë fotografi. /Telegrafi/