Site icon Telegrafi

”Nuk ka shkurtime të pensionove në Maqedoni”

Çdo pensionist në pajtim me Ligjin për pensionet dhe nenin nga Ligji për harmonizim me rritjen e shpenzimeve për jetë dhe rritjen e pagave, do të marrin nga 180 denarë çdo muaj, nga janari deri në dhjetor, ose për vitin 2017 do të marrë gjithsej 2.160 denarë, kumtoi sot ministra e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Carovska në konferencë për shtyp përmendi se shkurtim të pensioneve nuk ka pasur dhe se kjo është dezinformatë.

“Gjithsej 2.160 denarë do të marrë çdo pensionist për vitin 2017 sepse do ta respektojmë Ligjin. As nuk kemi premtuar. e as do të premtojmë ndonjëherë shkurtim të të drejtës së pensionistëve. Ne do t’ju japim për një vit 2.160 denarë. Në vitin 2016 pensionistët kanë marrë 630 denarë sepse harmonizimet, dy herë në vit, OBRM-PDUKM-ja i ka shkurtuar. Me këtë iu shkurtua e drejta pensionistëve, si rritje e shpenzimeve për jetë dhe pagat, ashtu t’ju rriten edhe pensionet”, theksoi Carovska,

Jemi obliguar, shtoi, se në fund të këtij viti do ta vlerësojmë kondicionin e Buxhetit dhe do të sigurojmë rritje shtesë të pensioneve nëse këtë e lejon arka shtetërore.

“Pensionistët janë kategoria e rëndësishme e qytetarëve, ata e kanë ndërtuar shoqërinë tonë. Qeveria për ta kujdeset dhe do të vazhdojë ta përparojë gjendjen e tyre, por shkurtime të neneve të Ligjit shkojnë në kundërshtim me ta. Çdo vit OBRM-PDUKM-ja ka hequr nga një nen, ndërsa ka dhënë pesë për qind ose praktikisht, katër herë shumë më të vogël”, sqaroi Carovska, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version