Në fillim të kësaj vere, Barcelona finalizoi një marrëveshje për të nënshkruar me Vitor Roque nga Athletico Paranaense. Megjithatë, si pjesë e marrëveshjes, 18-vjeçari do të qëndrojë në klubin brazilian për pjesën e mbetur të sezonit të tyre, i cili përfundon në dhjetor.
Pavarësisht kësaj, Barcelona ka shpresuar të sjellë përpara ardhjen e Roque në këtë verë, pasi ata do të kenë mundësi për ta regjistruar atë në La Liga pas largimit të Franck Kessie dhe Ousmane Dembele.
Ata thuhet se kanë planifikuar takime me Athletico Paranaense për të diskutuar këtë çështje, megjithëse drejtori i klubit brazilian, Alexandre Mattos, tani ka ‘derdhur ujë të ftohtë’ mbi shanset e Barcelonës për të marrë menjëherë lojtarin e tyre.
“Nuk ka asnjë shans që Vitor Roque të largohet dhe t’i bashkohet Barçës në gusht. Ai do të largohet në janar, ky ishte pakti me Barçën dhe do të respektohet”.
“Ne kemi nevojë për të për 20 ndeshjet e fundit dhe për t’u kualifikuar në Copa Libertadores 2024”, ka thënë Mattos.
EXCL — Athl. Paranaense CEO Mattos: “There’s no chance for Vitor Roque to leave and join Barça in August”. 🚨🇧🇷
“He will leave in January, that was the pact with Barça and it will be respected”.
“We need him for final 20 games and to qualify for Copa Libertadores 2024”. pic.twitter.com/gu3P8swxno
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2023
Kjo është një goditje për Barcelonën që do të jetë pa Roque në gjysmën e parë të sezonit 2023/24.
Kjo do të thotë se Robert Lewandowski do të jetë numri i tyre i vetëm nëntë natyror dhe polaku ka të ngjarë të mbështetet shumë edhe një herë, veçanërisht me Dembelen tani jashtë skenës. /Telegrafi/