Telegrafi

Nuk ka rinovuar ende me Sionin, Lenjani drejt transferimit në Greqi

Ermir Lenjani mund të ndryshojë skuadër dhe kampionat gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë shqiptar ka luajtur për Sionin, por kontrata e tij me këtë klub ka skaduar.

Sion ende nuk i ka ofruar rinovimin, teksa Lenjani mund të largohet nga Superliga e Zvicrës.

Ermir Lenjani

Ka qenë mediumi franceze France Football, që ka zbuluar se reprezentuesi shqiptar është kontaktuar nga AEK Athina.

AEK prej kohësh po e përcjell shqiptarin i cili këtë vit të fundit ka luajtur si mbrojtës i majtë, mesfushor krahu dhe sulmues krahu.

Gjithsesi në të tria pozitat Lenjani ka pasur paraqitje fantastike duke shënuar shumë gola e duke asistuar.

Përveç klubit të madh grek, për reprezentuesin shqiptar interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Turqia.

Gjatë javës së ardhshme pritet të definohet e ardhmja e mbrojtësit shqiptar, por duket vështirë se ai do të mbetet te Sioni. /Telegrafi/