Muajt e fundit të Shakiras nuk janë aq pozitiv sa ajo do të donte.
Pas ndarjes me ish-futbollistin Gerard Pique, artistja kolumbiane u zhvendos në Miami me fëmijët e saj për të nisur një fazë të re në jetën e saj.
Rrethi i saj më i ngushtë është thelbësor për të, por këngëtares po i grumbullohen problemet në një kohë me ulje-ngritje të vazhdueshme.
Pasi babai i saj 92-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në verën e vitit 2022 pas një rënieje që shkaktoi mpiksje gjaku në trurin e tij, tani është nëna e saj ajo që ka probleme shëndetësore.
Nëna e saj 73-vjeçare, Nidia Ripoll, u dërgua me urgjencë në spital javën e kaluar.
Sipas Telemundo, “ajo filloi të ndihej e sëmurë të premten e kaluar dhe shkoi në qendrën e saj mjekësore për të përjashtuar probleme të mëdha”.
Ndaj artistja ka udhëtuar në Barranquilla me avionin e saj privat për të qenë në krah të nënës së saj, e cila është diagnostikuar me trombozë në këmbë.
Për momentin, ajo thuhet po i përgjigjet pozitivisht trajtimeve mjekësore dhe shërimi i saj po zhvillohet në mënyrë progresive.
Kjo nuk është hera e parë që nëna e Shakirës ka pësuar një fatkeqësi gjatë muajve të fundit.
Në mars të këtij viti asaj iu desh të shkonte në qendrën e saj mjekësore në Barcelonë për një tjetër trombozë në këmbë, megjithëse edhe ajo evoloi pozitivisht dhe mundi të largohej nga spitali disa ditë më vonë.
Shakirën ndërkohë po shijon suksese në karrierën e saj muzikore, ku këtë vit ka publikuar këngë si: “Shakira: BZRP Music Sessions, Vol. 53”, “TQG”, “Acrostico”, “Copa Vacia” apo “El Jefe”, në të cilat ajo ka bërë ‘diss’-a për ish-bashkëshortin e saj. /Telegrafi/