Site icon Telegrafi

Nuk ka qetësi për Rodrin pas fitimit të Topit të Artë – tani sulmohet nga lojtarët e Flamengos

Bota e futbollit e pa të hënën teksa Topi i Artë i vitit 2024 shkoi për Rodrin, pavarësisht se muajt e fundit mediat sugjeronin se Vinicius Junior mund të merrte trofeun.

Reagimet ishin të përziera, për të mos thënë aspak, me disa tifozë dhe lojtarë në mënyrë delikate, e të tjerë jo aq delikate, duke shprehur pakënaqësinë e tyre.

Mes këtyre të fundit ishte mesfushori i Flamengos, Lorran Lucas, i cili u shfaq në rrjetet sociale me një thumbi të ashpër që synonte yllin e Manchester Cityt.

“Le t’i hyjmë punës! I vetmi që fiton çmime pa bërë asgjë është Rodri”, thotë ai në një video nga stërvitja, duke i hedhur hije të qartë fitimit të “pamerituar” të spanjollit për Topin e Artë.

Rodri e fitoi Ligën Premier dhe Euro 2024, ndër trofetë më të mëdhenj, por nuk ishte lojtari më i mirë në Angli, ndërsa në këtë Evropian po.

Vinicius në anën tjetër fitoi të gjithë trofetë me Real Madridin, por që dështimi i tij i vetëm ishte në Kupën e Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version