Site icon Telegrafi

Nuk ka qetësi për Harryn dhe Meghan Markle, një tërmet godet ishullin Vancouver ku ata janë zhvendosur pas daljes nga Mbretëria

Një tërmet me magnitudë 4,5 ka goditur ishullin Vancouver, ku Meghan Markle dhe Harry janë duke qëndruar pas shpërnguljes së tyre nga Britania e Madhe.

Tërmeti u raportua rreth orës 1:30 sipas orës lokale, dhe zyrtarët thanë se nuk kishte raportime për dëme, shkruan DailyMail.

Asnjë cunami nuk pritet të godasë ishullin, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Cunamit Amerikan.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë qëndruar në një rezidencë të mrekullueshme në vlerë 14 milionë dollarëshe në Vancouver, të cilën e kanë përdorur që nga Dita e Falënderimeve, dhe një shok i ngushtë zbuloi se të dy nuk kanë në plan të lëvizin nga aty për një kohë.

Lexo po ashtu Dhjetë rregullat mbretërore që tani Princi Harry dhe Meghan Markle nuk janë më të detyruar t'i ndjekin

Gjeologët vendosën epiqendrën e tërmetit afër skajit jugor të ishullit.

Meghan dhe Harry kanë jetuar në një rezidencë në Saanitch Inlet jashtë Victorias në majën jugore të ishullit.

Çifti, së bashku me djalin e tyre të vogël Archie, po jetojnë në pronën piktoreske, rrethuar nga pylli Mille Fleurs në ishullin Vancouver pasi u larguan në mënyrë dramatike nga rolet e tyre mbretërore.

Fqinjët e tyre të rinj i kanë parë ata duke shëtitur në tregun e fermerëve, por banorët e North Saanich thonë se do të sigurojnë intimitetin për Harryn dhe Meghanin në ishullin e tyre kanadez.

North Saanich ishte vendbanimi i pak më shumë se 12,000 njerëzve në vitin 2018, sipas të dhënave të regjistrimit të qeverisë kanadeze.

Kjo është rreth një e treta e popullsisë së Windsor, ku Harry dhe Meghan së fundmi jetuan në Frogmore Cottage, dhe një pjesë e vogël e numrit të njerëzve në Londër ose Toronto, ku Meghan jetoi për vite me radhë ndërsa punonte në shfaqjen televizive ‘Suits’. /Telegrafi/

Exit mobile version