Seanca e Kuvendit të Maqedonisë për të diskutuar rebalancin e buxhetit të vendit për vitin 2017 ka zgjatur deri ora 03:30 dhe e njejta është thirrur të vazhdoj sot nga ora 13.
E gjithë seanca ka vazhduar me replika dhe kundërreplika mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e kritikoi këtë praktikë duke thënë se nuk është korrekte të mbahen qytetarët në agoni rreth buxhetit. Për LSDM-në buxheti aktual është shumë i keq dhe ka harxhime astronomike e të pa nevojshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për ministrin e financave, Dragan Tevdovski, ndryshimet e buxhetit janë të nevojshme pasi vendit i duhet drejtim i ri ndërsa harxhimet në buxhetin aktual janë të kota. Gjatë fjalimit të Tevdoskit, kaloi koha e paraparë për fjalim dhe këtë e shfrytëzoi Xhaferi duke i ndaluar fjalën. Kjo shkaktoi debat mes ministrit dhe kryetarit të Kuvendit.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, Talat Xhaferi kishte shkruar disa mesazhe interesante për deputetët e OBRM-PDUKM-së.
”Ju lutem për qetësi”,
”Ndalohet që deputetët të flejnë në seancë”,
”Nuk është mirë që të zgjohet luani i fjetur”.