Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut këto ditë, kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski me përfaqësues nga ‘Skopsko Pole’ dhe një pjesë nga administrata e komunës kandë dalë në terren për të parë nëse ka probleme në Singeliq dhe Stajkovcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zyrtarët kanë konstatuar se rrjeti i kanalizimit funksionin pa pengesa. Nga hetimet që janë bërë në vend, mund të thuhet se banorët nga këto zona nuk kanë probleme nga reshjet e sotshme të shiut.
Në vendet si, Inxhikovë, NP Ujësjellësi dhe kanalizimi me pompa shtesë punojnë në largimin e ujërave atmosferike. /Telegrafi/