Site icon Telegrafi

Nuk ka përparim në bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike, nesër fillon seanca parlamentare

Nuk ka pasur përparim në bisedimet midis qeverisë dhe opozitës për ligjin e ri për Prokurorinë Publike që do të hyjë në procedurën parlamentare nesër. Ky ligj duhet të adresojë edhe statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha pas mbledhjes së sotme të grupeve të punës në Kuvend se çështja kryesore për të cilën të dy palët nuk pajtohen është statusi i rasteve të PSP-së.

“Propozimi ynë është që këto raste të transferohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar nga pika kur ato janë sjellë në PSP me qëllim të shmangur vonesat dhe që të mos ketë ngadalësime në procedime dhe humbjen e provave. U ra dakord që vërejtjet që ka OBRM-PDUKM-së duhen të saktësohen në amendamente. Ndërsa ligji hyn në procedurë parlamentare nesër dhe seanca e komisionit do të fillojë ditën e enjte, deri atëherë amendamentet do të duhet të paraqiten në mënyrë që ne të biem dakord për një tekst specifik dhe në varësi të gatishmërisë së tyre, do të ulen deri të enjten”, tha Deskoska.

Ajo pret në seancën plenare të së nesërmes që të gjitha partitë politike të gjejnë forcë dhe të mbështesin nevojën për këtë zgjidhje legjislative që është e rëndësishme për procesin e pranimit të vendit në BE./Telegrafi/

Exit mobile version