Për më shumë se tre orë po zgjasin bisedimet midis qeverisë dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilën do të zgjidhet fati i Prokurorisë Speciale Publike. Burime nga ekipet negociuese të LSDM-së dhe të OBRM_PDUKM-së thonë se nuk ka pasur përparim në negociata.
Takimi i liderëve ka filluar në orën 20:00. Në Kuvend ka ardhur kryeministri Zoran Zaev, Renata Deskoska, këshilltari i kryeministrit, Bojan Mariçiq, Sanja Mirakovska si grup nga qeveria, ndërsa nga grupi i opozitës janë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, Toni Menkinoski.
Për shkak të afatit të shkurtër, priteshe që Ligji për Prokurorinë Publike të miratoheshe më së voni deri më 15 shkurt./Telegrafi/