Telegrafi

Nuk ka përgjigje nga kryetari Ivanov rreth rastit të Kosta Krpaç

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga kryetari Gjorge Ivanov se si u gjend në listën e të falurve, Kosta Krpaç, për të cilin ende nuk ka një përfundim të qartë, nëse vra vueten, apo e vranë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv Telma bën të ditur se nga kabineti i kryetarit ka ardhur një përgjigje ku thuhet se informacioni i kërkuar është pjesë e procedurave parahetimore që është një fshejtësi dhe meqenëse e njëjta është duke vazhduar, nuk janë në gjendje që të japin më tepër informacione nga ato që janë dhënë deri tani.

Kabineti i kryetarit thotë se dhënie e informacioneve shtesë mund të dëmtojë hetimet që bëhen për këtë rast. Ndryshe, Krpaç ishte dëshmitarë i Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Ai u gjend në listën e të faluve të kryetarit Ivanov, edhe pse ndaj tij nuk ka patur ndonjë procedurë hetimore.

Krpaç u gjet i vdekur në banesën e tij, me një plagë në trup. Paraprakisht, ka patur gjaujtje nga banesa e tij në drejtim të një furgoni të parguar jashtë, më pastaj është gjetur trupi i pajetë i tij. Mendohet se ka bërë vetëvrasje, por asgjë nuk është vërtetuar ende. Hetimet vazhdojnë./Telegrafi/