Site icon Telegrafi

Nuk ka paraburgim për Molliqajn, urdhërohet të paraqitet në stacion policor

Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk ka përfillur kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, dhe i  ka caktuar  atij masën e sigurisë, paraqitje në stacion policor.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm  Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M. (Dardan Molliqaj) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 02.02.2022 kundër të pandehurit D.M. e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Arrestohet Dardan Molliqaj

“Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit D.M do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data 01.02.2022 deri më 01.03.2022. Konform nenit 178 paragrafi 4 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri D.M shkel masën e shqiptua”.

“Gjykata konstaton se përmbushet dyshimi të bazuar i paraparë me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së nuk plotësohen asnjëra nga kushtet e parapara ligjore nga neni 187 paragrafi 1 nën par 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPRK-së, parakushte këto për tu caktuar masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar më 01.02.2022, pasi në prostestën e organizuar nga partia e tij, kundër shtrentimit të rrymës, ai kishte goditur një zyrtar policor.

Lexo po ashtu Prokuroia kërkon paraburgim për Molliqajn, PSD: Motivet janë politike dhe hakmarrëse

Ndaj tij ishte caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, kurse prokuroria kishte kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit ndaj Molliqajt. /Telegrafi/

Exit mobile version