Emri i mesfushorit kroat vazhdon të jetë më i përfoluri për një largim të mundshëm këtë verë nga Interi
Marcelo Brozovic vazhdon të jetë akoma emri i parë në listën e largimeve në skuadrën italiane.
Megjithatë, sipas agjentit të futbollisti, ende nuk ka arritur asnjë ofertë në dyert e Interit për mesfushorin kroat.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“ Largimi i Brozovic? Për momentin nuk preferoj të komentoj asgjë, të paktën jo tani sepse momentalisht nuk ka asnjë ofertë konkrete në drejtim të lojtarit”, deklaroi agjenti i futbollistit.
“Është shumë i përqendruar për skuadrën e Interit dhe pa dyshim dëshira dhe destinacioni kryesor është të vazhdoj akoma me zikaltrit. Mesfushori kroat ka një kontratë të vlefshme deri me 2019”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/