Site icon Telegrafi

“Nuk ka një tjetër si Messi”

Transferi i sivjetmë i Barcelonës, Paco Alcacer, ndjehet i privilegjuar që luan në të njëjtën skuadër me Lionel Messin, për të cilin thotë se është unik.

Superylli argjentinas vazhdon të jetë ndër më të mirët në botë edhe këtë sezon, ndërsa deri më tani ka shënuar gjashtë gola në po aq paraqitje në ndeshjet zyrtare.

Lexo po ashtu Barcelona e fillon me spektakël, Messi het-trik (Video)

“Nuk kemi parë asnjëherë dikë si Messi në historinë e futbollit. Është privilegj të luash krahas tij”, ka thënë Alcacer.

23-vjeçari kaloi te Blaugranët nga Valencia, ndërsa thotë se nuk ka mundur të besojë që Barca e kërkonte atë.

“Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që ndodhem këtu”, ka deklaruar spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version