Telegrafi

Nuk ka nevojë të zhvishet për të tërhequr vëmendje (Foto)

Në botën e egër, kafshët e përdorin lëkurën e tyre për t’u kamufluar, por nëse të njëjtën taktikë përdor edhe Karlie Kloss, atëherë është vështirë që ajo të funksionojë.

Modelja 24-vjeçare u fotografua teksa shëtiste nëpër rrugët e populluara të New Yorkut, e veshur me një kostum sportiv ushtarak.

“Si mundën të më gjenin me kamuflazhin tim?”, postoi ajo më pas një mesazh në rrjetet sociale.

Bukuroshja gjermane njihet për tendencën e saj për veshjet sa moderne aq dhe elegante, ndryshe nga koleget që preferojnë të ekspozojnë asetet e tyre. /TCH/