Liverpooli duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e prerë për Philippe Coutinhon.
Kështu së paku beson një nga gazetarët më të respektuar, Guillem Balague.
Gazetari sportiv i Bleacher Report ka thënë se nuk ka asgjë të re për Coutinhon dhe nuk po negociohet pasi Liverpooli nuk dëshiron ta shesë lojtarin.
Sipas tij mediat katalanase po vazhdojnë që të inskenojnë tregime të ndryshme dhe spekulime të kota rreth situatës së lojtarit.
Mbetet të shihet çka do të zhvillohet pas gjithë këtyre raportimeve kontradiktore. /Telegrafi/
Nothing new on the Coutinho situation. Liverpool still not negotiating. They do not want to sell. Catalan press continues making things up
— Guillem Balague (@GuillemBalague) August 29, 2017