Gabriel Jesus mund të shkruajë histori në Ligën Premier në ndeshjen e Arsenalit kundër Luton Town.
Të mërkurën mbrëma, Topçinjtë kanë shansin për të rifituar vendin e parë në tabelën kur presin Lutonin në stadiumin Emirates.
Arsenali është aktualisht dy pikë prapa liderit Liverpool, i cili nuk luan deri të enjten mbrëma.
Përpara ndeshjes mes Arsenalit dhe Lutonit, sulmuesi brazilian Jesus pritet të shkruajë histori.
Ditëlindja e Jesusit është në të njëjtën ditë me ndeshjen e Arsenalit kundër Lutonit.
Kur ai po luante për Manchester Cityn, Jesus shënoi në ditëlindjen e tij të 24-të kundër Leicester City, që do të thotë se ai mund të bëhej lojtari i parë që shënon një gol në Ligën Premier në ditëlindjen e tij për dy klube të ndryshme. /Telegrafi/